Baça nuk gabon ndaj Rayo Vallecanos, vazhdon me fitore në krye të La Ligas

09 Mars 2019
Baça nuk gabon ndaj Rayo Vallecanos, vazhdon me fitore në krye të La Ligas

Barcelona ka fituar edhe ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, këtë herë me rezultatin 3-1.

Edhe pse katalunasit nuk fituan me rezultat të thellë, ata ishin dukshëm më të mirë në fushën e lojës.

Golin e parë në takim e shënuan mysafirët me anë të Raul De Tomas në minutën e 24, por nuk kaloi shumë dhe rezultati u barazua, ishte Gerard Pique (38′) ai që dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.

Gerard Pique duke festuar golin me Vidalin (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barçën në epërsi e kaloi Lionel Messi (51′) nga pika e bardhë, ndërsa argjentinasi ishte afër të shënojë edhe nga gjuajta e lirë në minutën e 70-të.

Goli i qetësisë erdhi nga Luis Suarez në minutën e 82-të, uruguaiani shënoi pas asistimit nga Ivan Rakitic.

Festa e Lionel Messit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 63 pikë, ndërsa Vallecano vazhdon e parafundit me 23 pikë.

Në xhiron e ardhshme Barça luan kundër Real Betisit, ndërsa Rayo ndaj Villarrealit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com