Bajerni kërkon të bindë me ofertë “All-in”, David Alaba + 60 milionë për yllin e Sitit

26 Mars 2020

Bajerni i Mynihut ka përgatitur një supër ofertë për sulmuesin e Mançester Sitit, Leroi Sane, për të cilin është i gatshëm të sakrifikojë mbrojtësin David Alaba + 60 milionë euro.

Bavarezet e kanë ndjekur prej kohësh 24 vjeçarin e talentuar gjerman që vlerësohet rreth 100 milionë euro, ndërkohë janë të gatshëm të heqin dorë dhe nga austriaki Alaba, duke qenë se kanë tashmë një zëvendësues për të, 19 vjeçarin danez Alfonso Davies.

“Leroi nuk është në shitje, por janë interesuar shumë klube për të. Dihet që Pep dhe Alaba kanë një marrëdhënie të mirë, për shkak se trajneri spanjoll e ktheu në një yll atë. Duhet të jetë një ofertë tepër bindëse, të cilën vetëm sa do e marrim në konsideratë,” citon “The Sun” një burim nga Etihadi.

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com