Bakayoko zotohet të përmirësohet: Akoma nuk keni parë atë të vërtetin

24 Tetor 2018
Bakayoko zotohet të përmirësohet: Akoma nuk keni parë atë të vërtetin

Tiemoue Bakayoko është zotuar të tregojë më së miri aftësitë e tij, pasi ka bërë një fillim të ngadaltë në Milan. Mesfushori i Chelsea-t, u lejua të largohej nga “Stamford Bridge” pas një sezoni të vetëm me blutë pas lëvizjes së tij nga Monaco, ku ai fitoi titullin e Ligue 1. Kalimi në Serie A nuk i ka dhënë Bakayoko rritjen e nevojshme dhe ai është ende në pritje për të filluar një ndeshje si titullar për kuqezinjtë në kampionat. Megjithatë ai ka filluar dy ndeshjet e Milanit në Europa League dhe mund të përballet me Real Betis në “San Siro” të enjten. Francezi ndërkombëtar, i cili nuk ishte pjesë e ekipit në Kupën e Botës, thotë se ka shumë më tepër për të dhënë te “Djalli”.

“Më kanë pritur mjaft mirë. Është një grup i mirë dhe integrimi im ka shkuar shumë mirë. Jam duke u përpjekur të përshtas mënyrën se si luaj. Nuk e kam shfaqur akoma më të mirën time dhe do të ishte më mirë të luaja pak më shumë, por tani po shoh përmirësime. Shumë gjëra kanë ndryshuar, është një kampionati i ri dhe një stil i ri i futbollit, por unë jam duke u përpjekur të jap më të mirën time. Me kalimin e kohës, do të shihni Bakayoko-n për të cilin flisni”, tha Bakayoko në konferencën për shtyp. Milan luan ndaj Betis pas humbjes në derbi ndaj rivalëve të qytetit dhe zhgënjimi është prezent. “Ne jemi të zhgënjyer. Humbja në minutën e fundit nuk është e lehtë të harrohet. Është pjesë e jetës. Tani jemi të fokusuar në ndeshjen e të enjtes” shtoi Bakayoko. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.