REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Sulmuesi shkodran

Balaj feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i mikut më të mirë

11 Janar 2018 12:01

Bekim Balaj feston sot ditëlindjen e tij të 27-të. Shoku i tij i skuadrës, njëkohësisht edhe një ndër miqtë më të mirë, Odise Roshi, i ka uruar ditëlindjen. Mesfushori kuqezi ka postuar një foto të tijën me Balaj-n, në të cilën i ka uruar ditëlindjen sulmuesit shkodran.

“Gëzuar ditëlindjen vëlla”- ka shkruar Roshi në foto.

Të dy lojtarët aktivizohen në radhët e Akhmat Grozny, në kampionatin rus. Mesfushori fierak, ka marrë disa oferta dhe pritet që të kalojë në kampionatin kroat, te Dinamo e Zagreb, e cila ka shfaqur interes për të. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
duciarjena
1 javë më parë
artikull shumë argëtues :D
PËRGJIGJU
1
0
Moderatorja seksi nuk u beson syve

FOTO/ Luana Vjollca çmendet nga trupi muskuloz i kësaj vajze

22 Janar 2018 12:29

Gentiana Beqa Ahmeti, kampionia botërore në kategorinë "Woman Wellness Fitness", është padyshim një ndër femrat më të komentuara në rrjetin social "Instagram". Getta poston foto dhe video të shumta teksa ushtrohet intensivisht në palestër. Trupi i saj ka format e një kampioneje të "Bodybuilding".

Ajo ka tre fëmijë dhe vazhdon të jetë tejet e përkushtuar pas palestrës, ku ushtrohet çdo ditë, të cilën e përdor edhe si biznes. Në foton e postuar në "Instagram" së fundmi, ajo ka marrë një koment nga moderatorja seksi e Top Channel, Luana Vjollca. Ish-velina e "Fiks Fare", ka mbetur e habitur nga format trupore gjithë muskuj të kosovares ndërsa ka komentuar poshtë fotos "WOW".

Kampionia ishte e ftuar para pak javësh në emisionin e Luanës, "Shiko kush luan", ndaj edhe shkëmbimi i komenteve me njëra-tjetrën është i natyrshëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi kuqezi i uron ditëlindjen të shtrenjtës së tij

Llullaku si Neymar, dedikim të veçantë për nënën

20 Janar 2018 13:13

Nëna e Azdren Llullakut feston sot ditëlindjen. Sulmuesi kuqezi ka zgjedhur që ta urojë nënën e tij edhe në rrjetin social "Facebook". 29-vjeçari ka postuar një foto me të, në të cilën ka shkruar: "Gëzuar Ditëlindjen mami".

Futbollisti kosovar për momentin është në kërkim të një ekipi, pasi mbylli aventurën me Astana-n në kampionatin kazak. Llullaku nuk arriti të përshtatej mirë me ekipin dhe të linte gjurmë. Rikthimi në Evropë duket një alternativë e mirë për sulmuesin kuqezi. Pavarësisht së gjithave, ai falënderoi tifozët dhe klubin para se të ikte. Sot feston ditëlindjen edhe nëna e yllit të PSG-së, Neymar, i cili i kushtoi gjithashtu një urim të veçantë në rrjetet sociale. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ylli portugez gjen paqe te partnerja

Ronaldo “mbyll veshët”, ikën në Portugali

20 Janar 2018 11:03

Cristiano Ronaldo e ka shijuar fundjavën me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez në ishujt e bukur të Portugalisë. Ylli i Real Madrid, nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike me skuadrën e tij. Deri më tani 32-vjeçari ka gjetur vetëm katër herë rrjetën në kampionat me “Los Blancos”.

Pavarësisht kësaj,  kapiteni luzitan i ka lënë pas kritikat dhe komentet negative rreth tij, për t’u fokusuar plotësisht tek familja e tij, fëmijët dhe e dashura. Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, ka postuar në “Facebook” një foto me bukuroshen spanjolle ndërsa bëjnë “selfie” në Maderia. Një foto artistike, që është komentuar dhe pëlqyer shumë nga fansat.

Aventura e tij në “Santiago Bernabeu”, duket se po përfundon, pasi lojtari nuk ndihet më i kënaqur dhe dëshiron të kthehet në Angli, te Manchester United. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Mbrojtësi spanjoll bëhet me djalë

Pse dita e djeshme ishte e veçantë për Alba-n?

19 Janar 2018 14:12

Dita e djeshme është padyshim më e lumtura për Jordi Alba-n. Bashkëshortja e tij, Romarey Ventura ka sjellë në jetën djalin e tyre të parë. Mbrojtësi 28-vjeçar ka postuar në “Instagram”, foton e të birit së bashku me një dedikim të veçantë duke shprehur edhe lumturinë që i ka dhuruar. Çifti e ka pagëzuar të voglin me emrin “Piero”.

“Dje, më 18 janar, Piero erdhi në jetën tonë. Mami dhe ai janë shumë mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e dërguara”- ka shkruar futbollisti katalanas karshi fotos, ku kishte kapur duart e vogla të të porsalindurit.

Alba mungoi ditën e djeshme në seancën stërvitore me leje të trajneri Valverde, pasi asistoi gjatë lindjes së gruas së tij.  /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment