Balaj pranon konkurrencën, Xhaka kërkon kthesën në Izrael

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Tetor 2018 09:06
Kuqezinjtë optimist

Bekim Balaj e konsideroi si pozitive performancën e kuqezinjve në barazimin pa gola me Jordaninë, ndërsa u shpre se konkurrenca është shumë e madhe në majën e sulmit.

Barazimi me Jordaninë – “Me kombëtaren nuk ka ndeshje miqësore. Kushdo që luan mundohet të japë më të mirën dhe ndoshta nuk e sheh si një ndeshje miqësore. Por mund të them se përpara kemi një ndeshje me Izraelin, që është shumë më e rëndësishme. Kjo ndeshje ishte si një “nxehmje” për atë sfidë. Shpresojmë të bëjmë më mirë në atë takim”.

Më shumë sulmues në Kombëtare – “Jo, gjithmonë ka pasur sulmues dhe ka akoma, pavarësisht dëmtimeve që po kalojmë. Rivaliteti është ende shumë i lartë dhe kjo gjë bën edhe të veten”.

Skema me dy sulmues – “Nuk di të them kush është skema më e mirë, por nëse luan me dy sulmues është më e lehtë të shënosh”.

Mesfushori Taulant Xhaka thotë se kuqezinjtë ishin më tepër të fokusuar te përballja me Izraelin: “Ishte miqësore dhe kemi parë që vetëm të mos kemi dëmtime në këtë takim. Ishte lojë e mirë por ata ishin më të motivuar. Kundër Izraelit shkojmë për të marrë 3 pikë. Kemi talente në skuadër dhe iu duhet pak kohë, por kanë të ardhme”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike