Bale e do largimin nga Reali qysh në janar

04 Nëntor 2019

Gareth Bale nuk është i lumtur te Real Madridi dhe po punon që të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se ylli uellisan është duke u bërë presion Los Blancos që ta lejojnë atë që të largohet në afatin e dimrit.

Marca raporti ditë më parë se klubi nga Kina, Shanghai Shenhua është duke tentuar ta transferojë 30-vjeçarin në janar.

Gareth Bale (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Gazeta spanjolle më tej bëri të ditur se raportet në mes të uellsianit dhe Zinedine Zidanes nuk qëndrojnë mirë dhe tashmë duan t’i ndajnë rrugët.

Bale ishte shumë afër të largohej nga Reali në verën që shkoi në drejtim të Kinës, mirëpo Florentino Perez e bllokoi lëvizjen.

Lexo po ashtu: Nuk ka harmoni te Reali, Bale dhe James u larguan nga Bernabeu 10 minuta para përfundimit të ndeshjes ndaj Betisit

Presidenti i klubit nga qyteti i Madridit nuk ishte i kënaqur me shumën e pranuar, andaj refuzonte ta shite lojtarin.

Por, ESPN raporton tani se Bale nuk dëshiron të qëndrojë më në Santiago Bernabeu dhe në afatin e janarit do të kërkojë një klub të ri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com