Bale informohet se nuk ka më të ardhme te Reali

11 Prill 2019
Bale informohet se nuk ka më të ardhme te Reali

Real Madrid ka informuar agjentin e Gareth Bale se klienti i tij do të duhet të gjejë një ekip të ri.

Zëvendëspresidenti Realit, Jose Angel Sanchez, mbajti një takim me agjentin e uellsianit, Jonathan Barnett dhe partnerin e tij, Luis Alonso.

Sanchez informoi përfaqësuesit se trajneri Zinedine Zidane nuk po llogaritë në shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm dhe se lojtari duhet të kërkoj një angazhim të ri.

Gareth Bale (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Takimi ishte ‘shumë i përzemërt’ ku kishte një konfirmim se cikli i lojtari te mbretërit do të përfundojë gjatë verës.

Sanchez gjithashtu ofroi siguri për Bale se mund të vazhdoi të qëndroj në klub për aq kohë sa të marrin një ofertë të përshtatshme.

Lexo po ashtu: Real Madridi ka investuar 236 milionë euro në Gareth Balen

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka shënuar 102 gola për mbretërit që do të thotë se çdo gol i lojtarit kushton 2.3 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com