Bale ka një çmim prej 112 milionë funtesh, ka klube angleze që duan të paguajnë këtë shumë për të

12 Prill 2019

Gareth Bale është subjekt i interesimit të vazhdueshëm nga Liga Premier.

Dhe tashmë interesimi pritet që të intensifikohet me anësorin uellsian i cili do të tërheqë interesim shumë të madh.

AS shkruan se klubi mbretëror tashmë ka caktuar çmim për anësorin.

Janë plot 112 milionë funte që klubi mbretëror spanjoll është në gjendje që t’i paguajë për të.

Ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij thuhet se është Manchester United.

Anësori nuk e ka gjetur veten praktikisht asnjëherë që prej se ishte pjesë e Real Madridit, ndërkaq ka pasur edhe trajnerë si Carlo Ancelotti që kanë treguar se si janë ballafaquar me presione për ta inkuadruar në lojë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com