Bale mund të transferohet te Bayerni si pjesë e marrëveshjes me Adidas

06 Gusht 2019

Bayern Munichu është duke tentuar ta transferojë Gatreth Balen nga Real Madridi, derisa mban një vëzhgim të afërt në uellsianin.

Klubi kinez Jiangsu Suning kishte arritur marrëveshje me 30-vjeçarin që të transferohej nga Los Blancos, mirëpo marrëveshja dështoi shkaku që madrienët kërkuan një shumë më të lartë.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Bavarezët e duan transferimin e uellsianit, pas largimit të Franck Riberys dhe Arjen Robbenit në fund të sezonit të kaluar.

Zinedine Zidane bëri me dije javë më parë se Bale nuk është në planet e tij për sezonin e ri, derisa klubi spanjoll po punon në largimin e tij.

Lexo po ashtu: Arsyeja e Florentino Perezit për bllokimin e transferimit të Gareth Bale në Kinë – shuma e vogël e ofruar nga Suning

Bayerni shpreson që ta transferojë uellsianin në këtë afat kalimtar, ndërsa mediumi spanjoll raporton se Bavrezët mund të ndihmohen nga Adidas në transferimin e lojtarit.

Bale ka edhe tri vite të mbetura në kontratën me madrilenët, ndërsa dëshira e tij është që në këtë verë të largohet nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

www.telegrafi.com