Bale para Shqipërisë: Bëhemi gati për të martën

Bale para Shqipërisë: Bëhemi gati për të martën

Shqipëria duhet që të bëhet gati për një takim të vështirë ndaj Uellsit ditën e nesërme në “Elbasan Arena”. Kjo sepse në kombëtaren uellsianët do të luajë ylli i ekipit dhe i Realit, Gareth Bale. Vetë sulmuesi i krahut njoftoi se do të jetë në këtë takim, nëpërmjet një mesazhi në Twitter.

“Bëhemi gati për të martën. Bashkë më të fortë” shkroi lojtari. Ndërkohë që te Reali janë të shqetësuar, se Bale do të udhëtojë 4 mijë kilometra për këtë miqësore. Për më tepër që ata i tremben ndonjë dëmtimi fizik të yllit të ekipit. Federata Uellsiane e Futbollit ka konfirmuar mungesën e Ethan Ampadu-së në ndeshjen me kuqezinjtë, pasi lojtari do të kthehet te Chelsea.

Ndeshja e së martës mes Shqipërisë dhe Uellsit do të jetë e treta mes tyre. Më parë, ekipet janë përballur në kualifikueset e Euro 1996. Sfida e parë u zhvillua në shtator të vitit 1994, me Uellsin që fitoi 2-0, me gola të Chris Coleman-it dhe Ryan Giggs-it. Ikona e United ripërballet me kuqezinjtë, pasi këtë herë është trajneri përfaqësueses.

Në nëntor të vitit 1995 u zhvillua ndeshja e dytë, në Tiranë, e mbyllur në barazim 1-1. Shqipëria dhe Uellsi e mbyllën në grupin 7 të kualifikuesve të “Euro 96”, në dy vendet e fundit, të dyja me nga 8 pikë në 10 ndeshje (Uellsi golavarazh më të mirë). /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.