Bale refuzoi të mbajë stemën e Real Madridit gjatë fotos së ekipit para sfidës ndaj PSG-së

20 Shtator 2019

Gareth Bale pati një situatë të vështirë me shokët e tij të skuadrës së Real Madridit, pasi ai refuzoi të mbajë stemën e Los Blancos në foton para ndeshjes së ekipit ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle pësoi humbje me rezultat të thellë 3-0 të mërkurën në sfidën e tyre të Grupit A në Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së në Parc des Princes.

Anësori i Uellsit, 30-vjeçari Bale, dukej shumë i palumtur kur bashkëlojtari Raphael Varane i kaloi atij stemën e klubit për foton e ekipit.

Ish-ylli i Tottenham Hotspur me dëshirë e pranoi një herë, por pas një pauzë të pakëndshme, ai ia kaloi atë menjëherë mbrojtësit Dani Carvajal.

Marrëdhënia e Bale me Zinedine Zidane u prish gjatë verës pasi trajneri i Realit i tha atij se ai mund të largohej nga klubi.

Lexo po ashtu: Bale shënoi një nga golat më të mirë në histori, por iu anulua nga VAR-i

Dëshira e Realit iu afrua përfundimit të një lëvizje të bujshme në Kinë, por ajo dështoi në fund dhe lojtari mbeti në Spanjë për sezonin e ri.

Bale në ndeshje ndaj PSG-së shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës, por nuk u pranua pas rishikimit të VAR-it shkaku i një prekje të topit me dorë. /Telegrafi/

This video pretty much sums up how Gareth Bale is feeling at Real Madrid this season 😂😂pic.twitter.com/V56qJcHmP9

— ODDSbible (@ODDSbible) September 20, 2019

www.telegrafi.com