Ballack flet hapur: Prisja largimin e Low

11 Tetor 2018
Ballack flet hapur: Prisja largimin e Low

Ish-lojtari i Chelsea dhe kombëtares Gjermane, Michael Ballack, ka deklaruar se ka mbetur i habitur, si shumë të tjerë, që trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, nuk ishte shkarkuar nga detyra pas dështimit në turneun e Kupës së Botës.

Gjermania, e cila në Rusi vinte nën petkun e kampiones së botës, nuk arriti ta përsërisë të njëjtin sukses, duke u eliminuar në fazën e grupeve, ku diçka e tillë nuk ndodhte që prej vitit 1938. Edhe përpos këtij dështimi, Federata Gjermane e Futbollit vendosi të mos e shkarkonte Low, vendim ky që ka habitur ish-kapitenin Ballackun.

“Si shumica e njerëzve, edhe unë u habita që ai vazhdon të jetë trajner i kombëtares. Ai ka kohë që punon me kombëtaren dhe ndonjëherë nuk është pozitive të qëndrosh për një kohë të gjatë në një ekip të vetëm”, ka thënë Ballack, i cili ka zhvilluar 98 ndeshje për Gjermaninë. Mendoja se do të kishim sukses, sepse kur ke lojtarë të talentuar, nuk duhet të flasësh për tema të tjera dhe kjo ka ndodhur para Kupës së Botës. Federata duhet të kishte marrë vendime rreth situatës, por nuk i takon një personi të vetëm. Duhet të ketë më shumë njerëz brenda Federatës Gjermane dhe duhet të ekzistojë një strukturë më e mirë. Jemi akoma në kohë për të përmisuar situatën ku ndodhemi”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.