Ballack i bindur se Bayerni mund ta transferojë Wernerin

16 Shtator 2019

Michael Ballack ka thënë se Bayern Munich do ta rikthejë interesimin për sulmuesin e Rasenball Sport, Timo Werner.

Bavarezët ishin në mesin e skuadrave të interesuar në sulmuesin e talentuar, andaj në verën e vitit 2020 do tentojnë transferimin e tij.

Ish-mesfushori që bëri 157 paraqitje për Bayernin nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka thënë se kampioni i Bundesligës do ta transferojë Wernerin.

Michael Ballack

“Ai i ka dhënë garanci Leipzigut me kontratën e nënshkruar. Por, unë them se Bayerni do ta rikthejë sërish interesimin për të”, ka thënë 42-vjeçari.

Lexo po ashtu: Werner ishte shumë afër kalimit te Bayerni

“Werner është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe shumë skuadra e duan transferimin e kjo nuk më befason. Bayerni e do transferimin e tij dhe mendoj se ka shanse që ta realizojë transferimin e tij”, ka shtuar më tej ish-anëtari i Chelseat.

Sulmuesi gjerman u transferua në vitin 2016 te Leipzigu dhe që ishte sezoni tij i parë në Bundesligë duke shënuar 21 gola në 31 paraqitje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com