Ballist Morina rikthehet në vëmendje, tashmë çështje kombëtare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 20:18
Ballist Morina ndodhet në burgjet e Kroacisë

Ballist Morina ndodhet në burgjet e Kroacisë, i ndaluar pas një fletë-arresti nga gjykatat serbe, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për çështjen që shkaktoi aq shumë zhurmë dhe probleme në tetor të vitit 2014.

Ka pasur disa probleme në kohë të ndryshme mes tifozit më të njohur kuqezi, por kjo që po i ndodh në Kroaci normalisht që nuk po kalon lehtë. Ai ndodhet ende i burgosur, teksa çështja e tij ka marrë nivel Kombëtar.

Vizita e presidentit Ilir Meta në Kroaci ka sjellë në vëmendje edhe njëherë Ballsitin, i cili kërkon liri. Por, presidenti i vendit tonë e ka bërë këtë gjë edhe nga Shqipëria në rastin kur duhej ekstradimi në Serbi, ndërsa sot ai ka takuar presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Veç çështjeve ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy shteteve, Meta ka folur edhe për Ballist Morinën, për të cilin është kërkuar zgjidhje. Pritet që në ditët në vijim të ketë një reflektim për këtë bisedim, i cili mori vëmendjen e duhur gjatë vizitës në shtetin kroat të presidentit tonë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike