Ballist Morina rikthehet në vëmendje, tashmë çështje kombëtare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 20:18
Ballist Morina ndodhet në burgjet e Kroacisë

Ballist Morina ndodhet në burgjet e Kroacisë, i ndaluar pas një fletë-arresti nga gjykatat serbe, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për çështjen që shkaktoi aq shumë zhurmë dhe probleme në tetor të vitit 2014.

Ka pasur disa probleme në kohë të ndryshme mes tifozit më të njohur kuqezi, por kjo që po i ndodh në Kroaci normalisht që nuk po kalon lehtë. Ai ndodhet ende i burgosur, teksa çështja e tij ka marrë nivel Kombëtar.

Vizita e presidentit Ilir Meta në Kroaci ka sjellë në vëmendje edhe njëherë Ballsitin, i cili kërkon liri. Por, presidenti i vendit tonë e ka bërë këtë gjë edhe nga Shqipëria në rastin kur duhej ekstradimi në Serbi, ndërsa sot ai ka takuar presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Veç çështjeve ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy shteteve, Meta ka folur edhe për Ballist Morinën, për të cilin është kërkuar zgjidhje. Pritet që në ditët në vijim të ketë një reflektim për këtë bisedim, i cili mori vëmendjen e duhur gjatë vizitës në shtetin kroat të presidentit tonë. /EDS/

VIDEO | Basha mbërrin në Selanik, tifozët e presin si mbret

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Korrik 2018 00:33
Befasojnë grekët

Migjen Basha mbërriti pasditen e së dielës në Selanik për të firmosur kontratën me skuadrën e Aris. Mesfushori i kombëtares shqiptare e kishte zbuluar pak ditë më parë se klubi i tij i ri do të ishte Aris Selanik, klub i rikthyer sivjet në Superligë. Paga e tij do të jetë 300 mijë euro dhe me shumë mundësi mund të listohet te më të paguarit në skuadrën e tij, por bëhet fjalë për një mesfushor me një eksperiencë të madhe dhe që ka provuar të luajë edhe në Serie A, ndaj edhe mund të konsiderohet diçka normale.

Basha është surprizuar, pasi tifozë të shumtë dolën dhe e pritën duke i varur shallin e skuadrës së tyre në qafë ndërsa kanë pozuar me flamurin dhe fanellën e verdhezinjve. “Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore por gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e para të Bashës, që në sezonet e fundit ka luajtur në Itali duke shfaqur një nivel të lartë. Interesant ishte fakti se në momentin që tifozët po prisnin Bashën, një nga mbështetësit grek mbante veshur fanellën e mbrojtësit korçar Kristi Vangjeli, i cili u aktivizua për 9 sezone me skuadrën nga Selaniku ku fitoi zemrat e tyre pas performancave të shkëlqyera në fushë. /EDS/

 

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Zbërthehet Mavraj: nga Koln te Hamburgu, e ardhmja dhe shqiponjat në Botëror

Ti mund ta lexosh kete ne 4 min.
23 Korrik 2018 00:21
Mbrojtësi i paqartë

Mërgim Mavraj aktualisht është një futbollist i lirë dhe po stërvitet te Koln, ish-klubi i tij për të mbajtur veten në formë. Në një intervistë të dhënë për “Express.de”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare foli për gjithçka. Ai pranoi se ka disa oferta, por nuk ka vendosur akoma të ardhmen, ndërsa më pas u ndal te festa me shqiponjë e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave ndaj Serbisë.

Mavraj, po stërviteni në Koln për të mbajtur veten në formë, pse kjo zgjedhje?

Koln ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Tani është një moment i veçantë, pasi nuk ka diçka të sigurt për të ardhmen. Ndaj është e rëndësishme që të jem këtu me miq të vërtetë. Mund të kisha shkuar të stërvitesha me Benjamin Kugel në Majorka, por këtu në Koln kushtet janë po aq të kompletuara.

Cila tjetër? Ku do të shkoni?

Është e vështirë të them se ku do të shkoj. Sigurisht, objektivi është që të jetë kategoria e parë, kudo. Ka disa opsione, këtu dhe jashtë. Në moshën 32-vjeçare, nuk mendoj se jam pranë pensionit. Padyshim është edhe një shtysë për të ndëshkuar kritikët të cilët e thonë pikërisht këtë gjë.

Te Koln ishit një siguri. Pastaj mbrojtja dështoi. Ishte fatale për të dy palët që u larguat, apo jo?

Ishte rruga më e vështirë që zgjodhëm të dy palët. Në fund, rezultati nuk ishte ai që kishim shpresuar. Megjithatë, Hamburgu ishte një eksperiencë e rëndësishme për jetën, ndonëse kapitulli u mbyll pa lavdi. Padyshim, unë do të kisha dashur të luaja në Europë me Koln, për këtë nuk ka dyshime.

Si e keni përjetuar nga distanca rënien e Koln nga kategoria, me dorëheqjen e Stöger dhe Schmadtke?

Ishte shumë e papritur, por kështu ndodh edhe në jetë. Suksesi sjell gabimet më të mëdha. Sigurisht, ka gjithmonë sinjale. Por është e vështirë t’i shohësh ato kur je mirë. Kjo tashmë mund të aplikohet edhe me Federatën Gjermane. Sigurisht që u mërzita nga ajo që pashë. Por edhe te Hamburgu, nuk di të them në të vërtetë se cila ishte arsyeja e zhgënjimit, ndonëse isha vetë në aty.

Si e përjetuat Kupën e Botës? Duhet të keni ndjerë dhimbje pasi luajtët një rol të mirë me Shqipërinë në “Euro 2016”.

Ekipi kombëtar ka qenë motivimi im më i madh në muajt e fundit. Këtë dëshirë, për t’i kthyer diçka mbrapsht njerëzve të mi, kam arritur ta ruaj edhe në një moment të vështirë sportiv, në një moment kur njerëzit nuk kanë shumë respekt ndaj teje. Kjo dëshirë më ka mbajtur gjallë nga ana sportive. Është diçka e këndshme të arrish Europianin me Shqipërinë, dua të punoj për atë objektiv përsëri.

A mund të na i shpjegoni gjestet e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave me Serbinë që sollën kaq polemika?

Historia luan një rol të madh. Ka qenë një periudhë e errët që nuk duhet të përsëritet! Ka pasur luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë deri vonë. Fati e desh që prindërit e këtyre djemve të arratiseshin atëherë. Por këto vlera të origjinës, që njeriu i mban në vetvete, nuk harrohen. Xhaka e dashuron Zvicrën, por te Zvicra lufton si një shqiptar. Kjo do të thotë se ata këndojnë këngë shqiptare, festojnë martesat si shqiptarë, ruajnë traditat – dhe festojnë me këto simbole. Është diçka e mirë që nuk fshihet një gjë e tillë nga një qenie njerëzore. Duhet të jesh tolerant. Dhe ajo që është më thelbësore, është se golat e tyre kanë ndihmuar më shumë Zvicrën se Shqipërinë.

A ka ndonjë shans të ktheheni te Koln?

Unë nuk di të ketë pasur kontakte. Këto gjëra dalin kur prodhohen informacione përgjysmë. Sigurisht ishte e këndshme të luaja te Koln. Por e shoh skuadrën tani, është në një pozitë të mirë dhe ka cilësi. Padyshim pritshmëria te Hamburgu dhe Koln është e larta edhe në Ligën e Parë. Të gjithë presin të dominojnë që në ndeshjet e para. Por unë ju them se do t’ia dalin. Cilësia në Bundesliga 2 nuk është aq e lartë. Sigurisht, diferencat mes skuadrave janë të vogla, por niveli nuk është aq i lartë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Llullaku debuton me ''Shqiponjë'', dëmtohet Qaka (FOTO + VIDEO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Korrik 2018 22:14
Super gol per Astran

Që në javën e parë të kampionatit rumun Azdren Llullaku është bërë protagonist duke shënuar golin e fitores së skuadrës së tij, Astra, kundë Steauas së Bukureshtit, në të cilën luan një tjetër lojtar i kombëtares Kamer Qaka.

Numri 10 i Astras shënoi me kokë dy minuta nga fundi i pjesës së parë duke u ngritur më shumë së te gjithë pas një topi në zonë nga godija e këndit. Festa e tij me simbolin e shqiponjës është komentuar edhe nga mediet rumune, që kanë rikthyer në vëmendje gjestin e bërë nga Xhaka e Shaqiri në Kupën e Botës. Llullaku është transferuar këtë verë te Astra ku 30-vjeçarit i është dhënë numri 10 në fanellë.

Qaka del nga loja i dëmtuar

Në krahun tjetër, Qaka luajti vetëm si zëvendësues pasi u fut për 45 minutat e dyta, por nuk arriti të ndihmonte Steauan qoftë edhe të barazonte, pasi doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 77-të./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Liga e Kombeve, përcaktohen stadiumet ku do t'i luajë ndeshjet Shqipëria

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Korrik 2018 16:57
Format i ri

Në muajin shtator merr jetë Uefa Nations League, një kompeticion i ri që do të përfshijë ekipet evropiane. Sipas shortit Shqipëria u caktua në Grupin 1, bashkë me Izraelin dhe Skocinë. Kuqezinjtë e njohin ekipin izraelit nga kualifikimet e fundit, ku arritën një fitore dhe një humbje, kurse ndaj Skocisë kuqezinjtë do të luajnë për herë të parë. Ndërkohë janë përcaktuar edhe stadiumet ku Shqipëria do të presë ndeshjet e para. Më 7 shtator që është edhe ndeshja e parë, Shqipëria do të presë Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”. Përsa i përket ndeshjes me Skocinë, e programuar për më 17 nëntor, është vendosur të luhet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Orari është i njëjtë për të dyja ndeshjet: 20:45.

Pas dështimit në miqësoret e fundit, për trajnerin italian Christian Pannuci ky mund të jetë shansi i fundit që ta përgatisë sa më mirë ekipin kombëtar, në mënyrë që të dali fitimtare në këtë grup. /EDS/

Datat e ndeshjeve, janë si më poshtë:

07.09.2018 ora 20:45 Shqipëri-Izrael

10.09.2018 ora 20:45 Skoci-Shqipëri

14.10.2018 ora 20:45 Izrael-Shqipëri

17.11.2018 ora 20:45 Shqipëri-Skoci

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.