Balotelli do t’i bashkohet Marseilles në janar

23 Dhjetor 2018

Mario Balotelli do të largohet nga skuadra e tij aktuale Nice gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli italian është në vitin e tij të fundit të kontratës me Nicen dhe do të shitet në janar për mos tu larguar falas në verë.

Por e ardhmja e italianit përsëri do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.

Skuadra që po këmbëngul për transferimin e Super Marios është gjiganti francez Olympique Marseille.

Trajneri i Marseilles, Rudi Garcia po e kërkon me çdo kusht italian në Veledrome.

Mario Balotelli. (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

E për ta bindur Nicen të heqë dorë nga ylli i tyre, Marseille është gati të paguajë pesë milionë euro.

Nice duket se është pajtuar me këtë shumë pasi pas gjashtë muajsh mund ta humbasin lojtarin pa fituar asgjë.

28-vjeçari këtë edicion ka luajtur 10 ndeshje me Nicen në Ligue 1, por pa mundur të shënojë ende ndonjë gol. /Telegrafi/

www.telegrafi.com