Baptista tregon se çfarë i mungon Neymar për të qenë më i miri

Julio Baptista beson se Paris Saint-Germain do të bëhet një ekip edhe më i fortë në Ligën e Kampionëve nëse Neymar do të zhvillohet në lojtarin më të mirë të botës. Neymar nuk ishte në listën e ngushtë në asnjë prej çmimeve në ceremoninë e FIFA-së në Londër të hënën, pasi Luka Modriç fitoi çmimin prestigjoz përpara Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi brazilian gjithashtu nuk ishte në 11-shen e FIFPro dhe Baptista pretendoi se Neymar, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain në gusht 2017 – nuk mund të konsiderohet ndër më të mirët në botë derisa PSG të bëhet një konkurrent i rregullt për të fituar trofeun e Champions League.

“Mendoj se ka mungesë stabiliteti për Paris Saint-Germain që të jetë ekipi më i fortë në garat kryesore si Liga e Kampionëve”, tha Baptista. “Ata luajnë një rol të madh në ligën e tyre. Ne e dimë se ata gjithmonë mund të fitojnë, ata gjithmonë arrijnë të fitojnë, por në Ligën e Kampionëve ata nuk mund të luajnë rolin e ekipit më të fortë. Unë mendoj se kjo do të ndihmonte shanset e Neymar për të qenë lojtari më i mirë në botë, nëse ata kanë sukses në Champions League”, shtoi ish-sulmuesi. PSG u eliminua nga Real Madrid në 1/16 sezonin e kaluar (2017-18) nga Champions League, ndërsa ata filluan fushatën e tyre 2018-19 me një humbje në Liverpool. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan