Barazimi ndaj Atalantës, Konte: Na mungon egërsia? Hiqni verën nga tavolina…

09 Nëntor 2020

Antonio Konte nuk e fsheh zhgënjimin. “Reagim pas Madridit? Nuk është kështu sepse në Champions nuk kemi pasur mangësi në aspektin e paraqitjes apo në karakter, por vetëm për rezultatin.

 

Skuadra po vepron mirë në të gjitha pikëpamjet. E nisëm me 6 lojtarë pozitivë me Koronavirus, pa harruar të dëmtuarit. Është e pashmangshme që kur gjendesh në këto lloj situatash disa duhet të luajnë shumë dhe paguhet lodhja.

Dikush ishte pak i lodhur, djemtë nuk patën mënyrë për të pushuar. Do të kenë mundësi të bëjnë edhe miqësore, sezoni do të jetë për të gjithë i vështirë. Nevoja duhet të bëhet virtyt, por njëkohësisht duhet të tregohemi të zotë.

Tani duhet të shpresojmë që të mos ndodhë asgjë. Unë kam bërë edhe trajnerin në kombëtare, i kuptoj këto situata dhe shpresoj të mund të rikthehen të gjithë, nga momenti që jemi rikthyer na presin dhjetë ndeshje, një çdo tri ditë. Nuk do të jenë ndeshje për të shëtitur në park”.

SULMI – “A na mungon egërsia agoniste? U them këtyre personave të heqin verën nga tavolina – ka dashur të saktësojë Konte. Interi në krahun e një viti është rikthyer të trembë kundërshtarët. Ne megjithatë duhet të jemi të zotë të menaxhojmë situatat dhe këtë duhet ta bëjnë futbollistët.

Sepse nuk ka një trajner në fushë. Duhet ditur edhe si të llogaritet forca e kundërshtarëve, Atalanta ka mbrojtës muskulozë dhe më përpara këtu duhet të vije me helmetë, ndërsa sot nuk është kështu. Pas golit të sotëm pati një moment shpërqendrimi dhe kjo nuk duhet të ndodhë”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan