Barazimi në ndeshjen e parë, flet Zidan: Bëmë ndeshje të mirë, ja pse nuk aktivizova Joviçin

21 Shtator 2020

Zinedin Zidan e konsideron një mundësi të shpërdoruar për të pasur 3 pikë në tabelën e renditjes, por thotë se golat do të vijnë. Trajneri i Realit të Madridit ka shpjeguar përpara mediave edhe vendimin e çuditshëm për të mos aktivizuar sulmues, edhe pse skuadrës i duhej goli për ta fituar këtë sfidë. Ai foli për Kasemiron, Odegardin dhe Joviçin, për të cilin tha se nuk ka asgjë personale.

Barazimi– “Humbëm dy pikë, sepse ne kishim shkuar për ta fituar ndeshjen. Në përgjithësi bëmë një paraqitje të mirë dhe në mbrojtje nuk rrezikuam. Në pjesën e parë patëm raste, ndërsa në të dytën jo”.

Sulmuesit– “Nuk doja të ndryshoja rrjedhën e lojës dhe doja që të aktivizoja lojtarët e krahëve. Kështu e kisha menduar këtë ndeshje”.

Kasemiro– “Në pjesën e parë dominuam edhe pa Kasemiron në fushë, ndërsa në dytën e humbëm ritmin”.

Joviç– “Kam shumë lojtarë në dispozicion dhe këta zgjodha për këtë ndeshje. Nuk kam asgjë kundër Joviçit dhe kundër asnjë lojtari tjetër. Nuk doja ta ndryshoja lojën”.

Odegard– “Jam i kënaqur për debutimin e tij. Nuk ka shqetësime dhe kjo është e rëndësishme. Është ndeshja e parë dhe kemi vetëm 3 javë stërvitje. Pak nga pak do të përmirësohemi të gjithë, po ashtu edhe Odegard. Na mungoi goli, por duhet të jemi të qetë”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan