Barazoi ndaj Valencias, të gjithë kundra Mourinhos

Ish-futbollisti i Manchester United, Brian McClair ndihet i zhgënjyer nga barazimi i “Djajve të kuq” 0-0 ndaj Valencias. Skuadra e Jose Mourinhos u ndal në barazim pa gola në “Old Trafford” mbrëmjen e djeshme në kuadër të ndeshjes së dytë të vlefshme për raundin e parë të Champions League.

54-vjeçari reagoi menjëherë përmes “Twitter” ku komentoi me fjalë jo pak të ashpra përformancën e dobët të United. Sipas tij, djemtë e Mourinhos nuk kishin aspak dëshirë, prandaj u paraqitën dobët në këtë takim.

“Trajneri, lojtarët, sistemi, forma, taktika dhe broçkulla. Për të fituar ekipi i kuq duhet që të vrapojë fort dhe më shpejt se ekipi i bardhë, unë besoj se me raste kjo identifikohet si dëshirë”- shkruante legjenda skoceze.

Brian nuk ishte i vetmi që reagoi për barazimin e United, pasi edhe Paul Scholes e quajti Murinho-n “siklet” para fillimit.

Në një prononcim për BT Sport ai tha: “Jam i befasuar që ai mbijetoi pas të shtunës (humbjes ndaj West Ham), pati një përformancë aq të keqe. Mendoj se ‘goja’ e tij është jashtë kontrollit dhe ai po e turpëron klubin”- tha ai.

United u mund me rezultatin 3-1 në “London Stadium” nga vendasit në fundjavë. Sikur të mos mjaftonte ky rezultat, ata u ndalën në barazim pa gola në shtëpi mbrëmjen e djeshme ndaj Valencias. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.