Barazon Tirana, Lika tremb Ze Maria-n

Tirana ka zhvilluar miqësoren e parë në tokën turke. Skuadra e drejtuar nga braziliani Ze Maria ka pasur përballë skuadrën kazake të FC Tobol dhe rezultati i regjistruar në fund ishte 1-1. Pjesa e parë e takimit ishte më e mirë për bardheblutë, të cilët arritën edhe të zhbllokonin ndeshjen. 24-herë kampionët e vendit përfituan nga një gabim në mbrojtje i kundërshtarit dhe realizuan me Grecën.

Në pjesën e dytë nisi edhe loja e zëvendësimeve. Kazakët treguan epërsi dhe portieri Lika ishte shpëtimtar i ekipit të tij në disa raste. Gjithsesi goli i barazimit do të vinte, madje në atë aksion gardiani i bardhebluve priti tre goditje të kundërshtarëve derisa u thye.

Në fund të takimit, pas një goditjeje dënimi, pati probleme për portierin Lika, që u përplas me një nga lojtarët kundërshtarë. U desh ndërhyrja e mjekëve për të parë gjendjen e portierit dhe në ato momente u mbyll takimi. Shpresohet që për 37-vjeçarin të mos ketë probleme. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan