Barça do të kurojë mesfushën me një ” aspirinë” nga Bundesliga

Barça do të kurojë mesfushën me një ” aspirinë” nga Bundesliga

Kai Havertz është lojtari i radhës nga Bundesliga, i cili ka fituar vëmendjen e Barcelonës. Këtë sezon ai ka bërë hapin e madh duke u bërë pjesë kryesore e skuadrës së Leverkusenit.

18-vjeçari ka shkëlqyer në mesfushën e “Aspirinave”. Në 17 ndeshje ai ka shënuar një gol dhe performancat e mira kanë bërë që të përmendet disa herë në lajmet e merkatos.

Sipas gazetës katalanase “El Mundo Deportivo”, Barcelona ka interes për djaloshin dhe ka disa muaj që e vëzhgon me kujdes. Havertz ka shtatë vite që luan në Leverkusen.

Kontrata aktuale e mesfushorit përfundon në vitin 2022. Vlera e tij në treg (sipas sajtit “Transfermarkt”) është 18 milionë euro, shumë pak për një klub të madh si Barcelona.