Barça do të kurojë mesfushën me një "aspirinë" nga Bundesliga

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Dhjetor 2017 17:40
Katalanasit nuk i heqin sytë nga kampionati gjerman!

Kai Havertz është lojtari i radhës nga Bundesliga, i cili ka fituar vëmendjen e Barcelonës. Këtë sezon ai ka bërë hapin e madh duke u bërë pjesë kryesore e skuadrës së Leverkusenit.

18-vjeçari ka shkëlqyer në mesfushën e “Aspirinave”. Në 17 ndeshje ai ka shënuar një gol dhe performancat e mira kanë bërë që të përmendet disa herë në lajmet e merkatos.

Sipas gazetës katalanase “El Mundo Deportivo”, Barcelona ka interes për djaloshin dhe ka disa muaj që e vëzhgon me kujdes. Havertz ka shtatë vite që luan në Leverkusen.

Kontrata aktuale e mesfushorit përfundon në vitin 2022. Vlera e tij në treg (sipas sajtit “Transfermarkt”) është 18 milionë euro, shumë pak për një klub të madh si Barcelona.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike