Barça nuk do të heqë dorë nga Paul Pogba

Barcelona nuk do të heqë dorë nga qëllimi për të pasur shërbimet e Paul Pogba. Blaugranat janë përgatitur që të presin gjatë dhe vazhdimisht do të ndjekin francezin dhe marrëdhëniet e tij me Manchester United.

Nëse katalanasit nuk arrijnë që të realizojnë transferimin në këtë merkato vere, atëherë ata do të punojnë që t’ia dalin në janar. Futbollisti nuk ka më dëshirë që të qëndrojë në “Old Trafford” dhe marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho vazhdojnë të jenë të tensionuara. Portugezi i bëri atij një dhuratë në takimin e parë të sezonit për “Djajtë e kuq”, duke i dhënë shiritin e kapitenit për ta motivuar të qëndrojë, por sipas gazetës angleze “The Telegraph”, pak ka ndryshuar që nga fillimi.

Menaxheri i tij Mino Raiola po bën çdo gjë që të realizojë kalimin në “Camp Nou” edhe pse kjo mund t’i marrë pak kohë. Drejtuesit e United edhe pse nuk duan ta shesin mesfushorin 25 vjeçar, nëse kjo situatë vazhdon nuk do ta lënë atë të lirë për më pak se 120 milionë euro.

Ndërsa blaugranat do të veprojnë njësoj si edhe me Philipe Coutinho-n, të cilin pas shumë e shumë negociatash e ofertash të refuzuara, e blenë në janar.

Por ata janë të përgatitur që ta finalizojnë blerjen edhe në verën e ardhshme. Gjithçka do të vret nga rrethanat. Ndërkohë që te Barça po monitorojnë me kujdes gjendjen shpirtërore të futbollistit si edhe marrëdhëniet e tij me trajnerin Mourinho. Nëse situata përkeqësohet, kjo është në favor të katalanasve, të cilët janë të paduruar që të kenë në ekip një lojtar si Pogba. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan