Barça nuk i ofron rinovim yllit të ekipit, United hidhet në sulm

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Tetor 2018 09:55
Ai është ndër më të mirët në botë

Mbrojtësi i mjatë Jordi Alba është jetë një objektiv për Manchester United. Spanjolli shpreson një rinovim të kontratës, por deri tani ai ende nuk ka marrë një ofertë nga klubi kaltanas. Barcelona ka në plan të rinovojë me mbrojtësin e linjës së majtë gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni, diku në vitin 2019, shkruan “Mundo Deportivo”. Por agjentët e Alba po bëhen të padurueshëm dhe duan që negociatat të fillojnë më shpejt, pasi në të kundërt do të shohin opsionet e tjera. Deri tani në “Camp Nou”, kanë rinovuar Marc André Ter Stegen, Ivan Rakitiç, Luis Suárez, Sergi Roberto, Gerard Piqué, Lionel Messi, Samuel Umtiti dhe Sergio Busquets.

Alba edhe pse është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve të Spanjës dhe konsiderohet shpesh si një nga më të mirët në botë për rolin e tij ende nuk i është ofruar kontrata e re. Ai ka një rëndësi të madhe në dhomën e zhveshjes. Klubi thuhet se është i vetëdijshëm për situatën, por ata nuk duan të ndryshojnë planet e tyre. Ata insistojnë që do të rinovojnë kontratën kur të vij momenti i duhur. Në këto kushte klubet e tjera kanë shfaqur interes për të nënshkruar me spanjollin. Me vetëm 21 muaj të mbetur në kontratë, United është në gatishmëri. Ata janë mjaft të prirur për të nënshkruar me spanjollin dhe janë shumë të etur për ta marrë atë në “Old Trafford”. Megjithatë, deri tani gjithçka ka qenë në kuadrin e spekulimeve. Mediat pranë klubit katalanas sugjerojnë se Alba dhe Barça janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje. Pyetja që ngrihet është nëse do të arrihet shpejt. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike