Barça nuk ka kundërshtime për rikthimin e Neymar

18 Tetor 2018

Barcelona është e gatshme të presë rikthimin e Neymar krahëhapur. Siç raporton e përditshmja spanjolle ditën e sotme, gjigantët katalanas nuk janë kundër rikthimit të yllit brazilian në “Camp Nou”. Ditën e djeshme po e njëjta media shkruante se vetë futbollisti pas ndeshjes miqësore të fituar minimalisht 1-0 ndaj Argjentinës ka pranuar se mund të veshë sërish fanellën blaugrane.

Drejtuesit e Barçës do të ndihen të gëzuar nëse lojtari me të vërtetë do të kthehet në Katalonjë. Aryseja? Sulmuesi 26-vjeçar do t’i ndihmonte shumë këtë sezon për të arritur titullin kampion dhe fitimin e Chmpions League, pasi ekipi nuk është në formën më të mirë.

Neymar u transferua nga kampionët e La Liga-s në verën e 2017-ës për 222 milionë euro te gjigantët francezë, Paris Saint Germain. Ai u bë lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit, por që telashet për të nuk kanë pasur fund. Pas incidentit të ndodhur me Cavanin për një ‘penallti’, ai ndihet nën hije këtë edicion, prej shkëlqimit të Kylian Mbappe. 19-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme me fanellën e PSG-së gjithashtu edhe të kombëtares franceze, ndaj shihet si një ‘problem’ për brazilianin. Ky i fundit u largua nga Barça pikërisht për faktin se ishte nën hijen e Messi-t, ndërsa tashmë te parisienët shkëlqimin ia ka marrë Mbappe. Duke parë këtë situatë, Neymar dëshiron të rikthehet tek shokët e tij, Suarez dhe Messi në Barcelonë.  /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan