Barca sfidon Realin për Fabian Ruizin

10 Shtator 2019

Barcelona po sfidon interesimin e Real Madridit për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

I riu ka luajtur për skuadrën e parë të kombëtares spanjolle nën urdhrat e Robert Morenos, ku gjatë vitit të kaluar pati paraqitje të mira te Napoli.

“Mundo Deportivo” shkruan sot se trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde po kërkon opsione të reja në mesfushë dhe e sheh lojtarin e napolitanëve në radhët e veta.

Gjersa thuhet se madrilenët kanë humbur një mundësi të shkëlqyeshme për të nënshkruar me 23-vjeçarin për 30 milionë euro.

Me Ruizin dhe (Dani) Ceballos që e kanë huazuar për një vit te Arsenali, Los Blancos thuhet se do të kenë një dyshe të stilit, Iniesta dhe Xavi.

Ndryshe, Ruiz deri më tani ka pasur 27 paraqitje te italianët dhe ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan