Barcelona 3-1 Rayo Vallecano: Notat e lojtarëve, Messi ylli

09 Mars 2019

Barcelona ka arritur të fitojë ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3-1 në La Liga.

Golat për vendasit i shënuan Gerard Pique (38′), Lionel Messi (51′) dhe Luis Suarez (82′), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Raul de Tomas (24′).

Më i miri në këtë takim ishte Messi, i cili përveç arriti të asistojë edhe te goli i parë në ndeshje.

Gerard Pique duke festuar golin me Vidalin (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë te vendasit u vlerësuan edhe Suarez, Arturo Vidal e Pique.

Ata që dëshpëruan në këtë ndeshje për ekipin nga Camp Nou ishin Arthur dhe Philippe Coutinho.

Te mysafirët më të mirët ishin Tomas dhe mbrojtësi Luis Advincula, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:

Barcelona:

Vallecano:

/Telegrafi/

www.telegrafi.com