Barcelona arrin marrëveshje personale me Lautaron, afër edhe me Interin

23 Maj 2020

Barcelona thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me sulmuesin Lautaro Martinez, ndërsa është në pritje të një marrëveshje me Interin.

Ylli argjentinas ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar të Barcelonës në vitin e fundit dhe si duket tashmë ka tym të bardhë nga kjo marrëveshje.

Sipas mediumit spanjoll Cadena Copa, është arritur një marrëveshje në parim midis lojtarit dhe Barcelonës, ​​dhe se Interi dhe klubi katalunas po punojnë për të rregulluar një marrëveshje përfundimtare mes klubesh.

Lexo po ashtu: Legjenda Stoichkov i sigurt në transferimin e Lautaros te Barcelona: Ka aftësi të mëdha, do kuptohet mirë me Messi dhe Griezmann

Barca nuk do të paguajë klauzolën e plotë të lirimit të lojtarit, por përkundrazi do të synojë ta zvogëlojë atë duke ofruar lojtarët në këmbim.

💥 Informa @fabig08

🤝 Principio de acuerdo entre Barça y Lautaro Martínez

📞 Barça e Inter trabajan en el acuerdo que incluiría dinero y alguna cesión

🔎 Al Inter le interesan: Rakitic, Semedo, Umtiti, A. Vidal y Junior

📆 Se anunciaría no antes del 30 junio#PartidazoCOPE pic.twitter.com/yfdRcD4rAM

— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 22, 2020

Cope raporton se Interi është interesuar për Ivan Rakitic, Nelson Semedo, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal, por vetëm si huazim.

Lexo po ashtu: Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Më mirë nëse Lautaro bashkohet me Barcelonën

Mediumit gjithashtu shton se detajet e çdo marrëveshje të mundshme mes palëve nuk ka gjasa të njoftohet para 30 qershorit.

Padyshim që nuk do të jetë e lehtë të biesh dakord një marrëveshje kaq të vlefshme me klubin e Serie A në një verë si kjo, por duket sikur ata të paktën e kanë pranuar që ylli i tyre i ri do të largohet. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com