Barcelona, Bartomeu jep deklaratën që do i djegë shumë Realit

Barcelona, Bartomeu jep deklaratën që do i djegë shumë Realit

Gjatë fjalimit të tij para 1000 anëtarëve gjatë takimit vjetor për senatin e Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu, presidenti i klubit katalanas, gjeti rastin për të përligjur rëndësinë dhe vështirësinë e fitimit të shtatë titujve në La Liga në 10 vite dhe dopietën e tetë në historinë e klubit (Kupa e Mbretit dhe La Liga).

Në këtë kuptim, ai i ka dërguar një mesazh masakrues rivalëve të Real Madridit. “Kur fitojmë ne, nga jashtë ne përpiqemi që të nënvlerësojmë veten. Shpeshherë ata flasin rreth gjyqtarëve, korridoreve dhe i ekzagjerojnë polemikat për të na zbritur meritat. Katalanasit fitojnë kampionatin, ne bëmë dopietë, ne u përpoqëm që të qëndronim në linjën tonë dhe të ishim të përqendruar në punën tonë”, tha presidenti i Barça-s duke përmendur emrin e Emilio Butragueno-s, drejtorit të Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, dhe Sergio Ramos, kapitenit të “Los Blancos”, pas “El Classico”-s së fundit që u luajt në “Camp Nou” që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Bartomeu gjithashtu nënvizoi ciklin fitues të Barcelona-s, i pashembullt në futbollin evropian. “Që prej vitit 2005 ne kemi fituar 32 tituj dhe ne kemi arkivuar trofeun e 25-të të La Liga-s, i cili na afron një hap me atë të 26-in, historike në Europë”. /EDS/