Barcelona dhe Bayerni udhëheqin garën për Upamecanon

12 Shkurt 2020

Barcelona dhe Byern Munich thuhet se janë në mesin e skuadrave të interesuar për transferimin e Dayot Upamecano.

Sipas asaj që raporton Bild, mbrojtësi pritet të largohet nga skuadra gjermane me të përfunduar ky edicion.

Në garë për të raportohet të jetë edhe Arsenali, mirëpo Blaugranasit dhe Bavarezët po i prijnë garës për lojtarin.

Talenti francez ka befasuar të gjithë me lojën e tij

RB Leipzig nuk dëshiron të forcojë rivalin e tyre për titull, duke i lënë opsion të mirë skuadrës spanjolle.

Lexo po ashtu: Artetas i duhen katër transferime për ta krijuar 'formacionin e ëndrrave' te Arsenali

Kontrata e Upamecanos përfundon në vitin 2021 dhe nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshjen e re me skuadrën gjermane.

Në anën tjetër, Leipzig kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, e që natyrisht se po mendon shitjen e lojtarit shkaku i kontratës afatshkurtre të tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan