Barcelona dhe PSG i prijnë garës për transferimin e Willlianit

06 Prill 2020

Barcelona dhe Paris Saint-Germain po e rivalizojnë njëra-tjetrën për transferimin e Willianit nga Chelsea.

Anësori brazilian do të jetë lojtar i lirë në afatin kalimtar veror, pasi kontrata e tij me The Blues i skadon në fund të muajit qershor.

Skuadra londineze ka bërë të ditur se ata do t’i ofrojnë lojtarit edhe një vit kontratë, mirëpo ai ka kërkuar edhe dy vite të tjera.

Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Frank Lampard nuk është pajtuar me këtë gjë dhe do të lejojë largimin e tij pa fituar asnjë cent.

Lexo po ashtu: Willian konfirmon largimin nga Chelsea: Tani mund të bisedoj me çdo skuadër

Mundo Deportivo raporton se Blaugranasit janë duke i prirë garës për transferimin e Willian, por as PSG nuk qëndron larg tij.

Me largimin e brazilianit, Chelsea do të kishte rrugën e hapur që të transferonte Philippe Coutinhon nga katalunasit për 80 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan