Barcelona do ta shkarkojë Setienin nëse nuk arrihen dy objektivat, zbulohet edhe trajneri i ri që do ta marrë drejtimin e katalunasve

29 Qershor 2020

Quique Setien i ka ditët e numëruar si trajner i Barcelonës, pasi ka dëshpëruar të gjithë me rikthimin e futbollit në Spanjë.

Kataluansit kanë humbur pozitën e parë në tabelë, ndërsa tani ndodhen dy pikë mbrapa Real Madridit.

Atmosfera në kampin e Barcelonës nuk është aspak e mirë dhe Setien rrezikon shumë shkarkimin në fund të sezonit.

Në fakt gjithçka po shkon drejt shkarkimit të tij, pasi duket shumë e vështirë që Barcelona ta fitojë La Ligan.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë të qartë sipas Goal.com trajnerit se vetëm nëse arrihet triumfi në La Liga ose në Ligën e Kampionëve do ta vazhdoi ai dhe stafi i tij punën në Camp Nou.

Quique Setien (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Setien e mori drejtimin e kampionit në fuqi të Spanjës në janar duke nënshkruar kontratë 2,5 vite.

Dy yjet kryesorë të skuadrës Lionel Messi dhe Gerard Pique janë kundër trajnerit për shkak të konfuzionit me taktikat e tij dhe për shkak të deklaratave të ngutshme të trajnerit dhe asistenit të tij në media.

Përderisa në Spanjë e bëjnë të sigurt shkarkimin e Setien në fund të sezonit, gazetat spanjolle kanë zbuluar edhe pasuesin e tij në Camp Nou.

Duket se Barcelona ka gjetur akordin me legjendën e klubit Xavi Hernandez i cili tani duket i gatshëm për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë për ta bërë një gjë të tillë, Xavi ka kërkuar nga drejtuesit e katalunasve përforcime për tu rikthyer te triumfi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com