Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit

14 Shkurt 2020

Barcelona thuhet se është e gatshme të aktivizojë klauzolën e lëshimit prej 111 milionë eurosh në kontratën e Lautaro Martinezit me Interin.

Sulmuesi argjentinas ka bërë përshtypje të mëdha tek klubit nga Giuseppe Meazza këtë sezon dhe kjo ka ndikuar që sulmuesi të pëlqehet shumë.

Sipas gazetë Mundo Deportivo, Barcelona e do me çdo kusht lojtarin dhe tani po planifikon se si të strehojë një tjetër qytetar ekstra-komunitar në skuadrën e tyre.

Lexo po ashtu: Lista me pesë emrat e sulmuesve që Setien i kërkon ta zëvendësojë Suarezin

Çdo klub në Spanjë mund të regjistrojë vetëm tre lojtarë që janë jashtë Bashkimit Evropian dhe sipas gazetës spanjolle, ata tani po përgatiten ta sjellin Martinez në Kataluni këtë verë.

Ai ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij të tanishme te Interi dhe gjigantët e La Ligas janë të gatshëm të shpenzojnë 111 milionë euro të nevojshme për ta liruar atë nga kontrata e tij.

Lexo po ashtu: Reali fuqishëm në garë për Lautaron, planifikon t’ia paguajë klauzolën dhe t’ia pesëfishojë rrogën

Por, sipas mediumit nga Amerika e Jugut, TyC Sports, ata do të kenë konkurrencë të fortë nga rivalët e tyre të Real Madridit.

Një marrëveshje e tillë do të jetë me interes edhe për Florentino Perez, raporton ky medium.

Në garë për lojtarin janë edhe klubet angleze, Manchester City dhe Chelsea. /Telegrafi/

www.telegrafi.com