Barcelona e gatshme të shesë Umtitin për një shifër shumë të ulët

21 Maj 2020

Samuel Umtiti pritet të jetë njëri nga largimet e sigurta nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Fituesi i Kupës së Botës me kombëtaren e Francës në vitin 2018 ka hasur në vështirësi të mëdha në sezonin e fundit.

Umtiti ka humbur vendin e titullarin nga bashkëkombësi i tij, Clement Lenglet, kjo edhe për shkakun e lëndimeve të shpeshta.

Lexo po ashtu: Barcelona konfirmon se Samuel Umtiti ka pësuar lëndim në stërvitje

Megjithatë, interesimi për shërbimet e tij vazhdon të jetë i madh, por jo me çmimin e mëparshëm, i cili sillet rreth 50-60 milionë euro.

Sipas gazetës Sport, Barcelona është e gatshme të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh nga çdo marrëveshje që përfshin blerjen e Umtitit.

Lexo po ashtu: Barcelona vendos 11 lojtarë në tavolinën e bisedimeve për shkëmbime të mundshme, gjashtë prej tyre i ofrohen Interit për Lautaron

Ndryshe, francezi ka ngjallur interesim nga klubet angleze si Manchester United dhe Arsenali, të cilët kërkojnë të forcojnë më tej opsionet e tyre mbrojtëse.

26-vjeçari gjithashtu është përmendur edhe si emër që mund të përfshihet në marrëveshjen e mundshme për transferimin e Neymarit dhe Lautaro Martinezit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com