Barcelona e konfirmon, Arthur jashtë fushave për katër javë

08 Shkurt 2019

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mesfushori brazilian, Arthur Melo.

22-vjeçari brazilian pritet të jetë mungesa e madhe e gjigantit katalunas në muajin shkurt dhe në fillim të marsit.

Kjo pasi vet Barcelona ka konfirmuar lëndimin e lojtarit, i cili pritet të jetë jashtë fushave për 3-4 javë.

Lexo po ashtu: Dhjetë gjërat që i mësuam nga El Clasico e fundit – Yjet, dështimet, rezervat e parëndësishme dhe gjyqtari

“Testet e kryera kanë konfirmuar se lojtari ekipit të parë Arthur Melo ka një dëmtim në muskulin e epërm të këmbës së majtë”.

“Ai pritet të jetë jashtë për 3-4 javë”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

[INJURY NEWS] Tests carried out have confirmed that the first team player Arthur Melo has a left hamstring injury. He is expected to be out for around 3-4 weeks. pic.twitter.com/tYpNvlufsM

— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 8, 2019

Kështu, mesfushori brazilian pritet t’i mungojë Barcelonës së paku në shtatë ndeshje.

Lexo po ashtu: Rëndësia e Arthur te Barcelona me pasime dhe veprimet në fushë

Arthur pritet të mungojë në La Liga ndaj Athletic Bilbaos, Valladolidit, Sevillas dhe Real Madridit.

Mesfushori brazilian do të humb edhe ndeshjen kthyese të Copa del Rey ndaj Realit, ndërsa do të mungojë edhe ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com