Barcelona e sigurt për Ansu Fatin, kontrata e tij pritet të zgjatet automatikisht dhe klauzola e tij vështirë se mund të paguhet nga ndonjë skuadër

07 Shtator 2020

Ansu Fati është njëri nga lojtarët më të talentuar në botë.

Ylli i ri spanjoll ka debutuar në edicionin e kaluar me Barcelonën, teksa ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme.

E falë paraqitjeve të mira ai ka marrë ftesën edhe nga Kombëtarja A e Spanjës duke debutuar e shënuar gol me vetëm 17 vite.

Barcelona i ka vazhduar kontratën vitin e kaluar deri në verën e vitit 2022 me një klauzolë largimi prej 170 milionë euro.

Ansu Fati dhe Lionel Messi. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Por e ardhmja e tij te Barcelona duket e sigurt, pasi Fatit do t’i vazhdohet automatikisht kontrata edhe për dy vite të tjera.

Marca shkruan se në kontratën aktuale të lojtarit është një klauzolë ku nëse Fati bëhet anëtar i rregullt i ekipit të parë që pritet të ndodhë një gjë e tillë, atëherë kontrata e tij vazhdohet automatikisht deri në vitin 2024.

Përveç që zgjatet kontrata e tij për dy vite të tjera, Fatit do t’i rritet ndjeshëm edhe klauzola e largimit.

Me kontratën e re e cila pritet së shpejti të zyrtarizohet, klauzola e largimit të Fatit nga Barcelona pritet të bëhet 400 milionë euro, shumë që vështirë se mund të paguhet nga ndonjë skuadër.

Ansu Fati me Kombëtaren e Spanjës. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

17-vjeçari në edicionin e tij të parë me ekipin A të Barcelonës ka zhvilluar 33 ndeshje ku ka shënuar tetë gola.

Ai është lidhur me agjentin Jorge Mendes, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur skuadrat e mëdha si Manchester United, Manchester City, Arsenal, PSG e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan