Barcelona fiton me rikthimin ndaj Interit, Luis Suarez shpëtimtar i katalunasve

02 Tetor 2019

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit doli të jetë emocionuese, me shumë raste, ku në fund i nxori fitues katalunasit me rezultat 2-1.

Se kjo ndeshje do të ishte e vështirë për Barcelonën tregon minuta e tretë e ndeshjes kur Interit kaloi në epërsi.

Një aksion i bukur që e konkretizon Lautaro Martinez me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

Lautaro Martinez . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona tentonte që të barazonte rezultatin, por që mbrojtja e Interit ishte në formë të lartë.

Rastin më të mirë pas golit e kishte sërish Martinez në minutën e 37-të, kur goditjen e tij të mirë me kokë e ndali Marc-Andre ter Stegen, duke e evituar një gol të sigurt.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e italianëve.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në pjesën e dytë Ernesto Valverde bëri disa ndryshime, duke i futur në lojë Arturo Vidalin dhe Ousmane Dembelen.

Pikërisht nga një harkim i Vidal më së miri në afërsi të zonës u gjend Suarez që shënoi për 1-1.

Luis Suarez . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Një prej golave më të bukur në Ligën e Kampionëve në këtë fillim edicioni.

Barcelona nuk u dorëzua. Zhvillohej minuta e 84-të  kur nga një aksion individual i Lionel Messi, topi shkoi te Luis Suarez që me një lëvizje të bukur doli i vetëm me portierin për të shënuar për 2-1.

Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Deri në fund Interi nuk mundi të bëjë më shumë dhe Barcelona iu gëzua fitores së parë në grupe.

Barcelona ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet me një pikë. /Telegrafi/

Barca’s defence made to look second rate. Far too easy for Lautaro Martinez. #BarcaInter #UCL pic.twitter.com/hbeKc9lYM6

— Sacha Pisani (@Sachk0) October 2, 2019

Goal! Luis Suarez coolly slots the ball home after a brilliant team effort. Barcelona vs Inter 1-1 pic.twitter.com/rbyhTVOrC8

— DONSPORTS (@DONSPORTS2) October 2, 2019

There is only one master of the universe – #leomessi. Fantastic 2-touch execution by @LuisSuarez9

84' Suarez#Barcelona 2 – 1 #Inter#BarcaInter #BAR #INT #uefachampionsleague #uefa #ChampionsLeague #Suarez #Messi pic.twitter.com/kRtWORlLTb

— Milan Perica (@IndigoJoness) October 2, 2019

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan