Barcelona gabimisht e prezanton Lacazetten si lojtarin e vet

15 Maj 2019

Barcelona ka shtuar edhe më shumë zërat rreth transferimit të Alexandre Lacazettes nga Arsenali. Mediat ndërkombëtare kanë arritur të kapin pamje nga ballina e katalunasve, ku shihet që 27-vjeçari është pjesë e tyre.

Sulmuesi francez që aktualisht luan te skuadra londineze, është duke u lidhur me një kalim te Blaugranët në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Barcelona

Mediumet ndërkombëtare kanë arritur të kapin një detaj tejet interesant nga ueb-faqja zyrtare e Barcelonës, pasi shihet që ata janë duke u bërë gati ta prezantojnë Lacazetten.

Foto:(Barcelona.com)

Ka disa javë që është duke u raportuar nga mediat se sulmuesi francez do të kalojë në Camp Nou, por deri më sot ende nuk ka pasur një lëvizje, deri te kjo e fundit.

Barcelona ka bërë gabim në faqe, duke e prezantuar Lacazetten para kohe, por edhe që i ka dhënë numrin nëntë në fanellë, numër ky që aktualisht i takon Luis Suarezit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan