Barcelona hyn në garë për Pochettinon

21 Nëntor 2019

Mauricio Pochettino ka përfunduar në radarin e klubit të madh katalunas, Barcelona.

Pochettino është pa punë tani pasi u shkarkua nga detyra te Tottenhami gjatë ditës së martë.

Por, ai si duket nuk do të mbetet pa punë pasi shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Lexo po ashtu: Pochettino nuk do të mbetet gjatë pa punë, tri klube i vihen pas menjëherë

Sipas mediumit britanik The Sun, Barcelona është e gatshme të luftojë me Bayern Munichun për të emëruar Pochettinon si trajnerin e tyre të radhës.

Barcelona është e interesuar ta emërojë atë si pasardhësin e Ernesto Valverdes në qoftë se karrigia e tij lëkundet në vazhdim.

Argjentinasi, megjithatë, më parë ka deklaruar se nuk do të interesohej të punonte në Camp Nou për shkak të afrimitetit të tij me Espanyolin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan