Barcelona i bashkohet garës për sensacionin norvegjez, Haaland

06 Nëntor 2019

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Braut Haaland ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.

19-vjeçari shënoi shtatë gola në katër ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve këtë sezon me klubin austriak.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që sulmuesi i talentuar norvegjez të përfundoj në radarin e klubeve të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu: Erling Haaland shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Sipas gazetës Marca, Barcelona është klubi i madh i fundit që ka vendosur të ndjek yllin e Salzburgut, Harland.

Erling Braut Haaland (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Përveç Barcelonës, interesim ka shprehur edhe Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City, Arsenali dhe Liverpooli.

Çmimi i lojtarit thuhet se tani ka shkuar rreth 40-50 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com