Barcelona i jep ultimatum Dembele-s

Barcelona i jep ultimatum Dembele-s

Aventura e Ousmane Dembele-s te Barcelona nga dita në ditë po kthehet në një makth. Sulmuesi i krahut, i cili nuk u përfshi në ekip për takimin ndaj Betis-it ka marrë një ultimatum. Sipas gazetës katalanase “Sport”, trajneri i blaugranave, Ernesto Valverde, është lodhur me sjelljet e kampionit të botës, pasi ai ka mërzitur edhe senatorët e ekipit dhe ia ka bëre të qartë që të ndryshojë sjellje, ose vështirë që të luajë me blaugranat në takimet e ardhshme. Francezi 21 vjeçar nuk po arrin që të përshtatet siç duhet me ekipin dhe me qytetin.

Interesim për të ka Liverpool-i i Jurgen Klopp-it, e ndoshta në merkaton e janarit mund të ketë ndryshime.

Ndërkohë që tani për kampionin e botës ka edhe telashe gjyqësore, sepse pronari i cili i kishte dhënë banesën me qira, e ka hedhur në gjyq dhe kërkon që ai të paguajë 20 mijë euro sepse nuk e ka paguar qiranë dhe sepse ka dëmtuar mobiljet. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.