Barcelona i ofron kontratë të re Lengletit

24 Mars 2020

Barcelona dëshiron të blindojë Clement Lengletin para se të përfundojë ky edicion.

Skuadra katalunase është e kënaqur me formën e mbrojtësit francez, andaj po i ofrojnë një kontratë të re.

Sipas Diario Sport, Samuel Umtiti do të ishte në afatin e verës, derisa bashkëkombsi i tij do të vazhdojë të jetë lider në mbrojtje.

Lenglet u transferua nga Sevilla në vitin 2018 për 35 milionë euro, derisa ka arritur të impresionojë të gjithë me paraqitjet e tij.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023, gjersa ka një klauzolë lirimi rreth 300 milionë euro.

Lexo po ashtu: Transferimet më të mira në secilin nga 15 sezonet e fundit në afatin kalimtar të janari në La Liga

24-vjeçari ka bërë deri më tani 74 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke ndërtuar një partneritet të mirë me Gerard Piquen.

Lenglet pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, duke shuar zërat se ai do të largohet nga Camp Nou. /Telegrafi/

www.telegrafi.com