Barcelona i ofron një kontratë “të përjetshme”, Lionel Messi merr kohë për rinovimin

04 Prill 2021

Barcelona vazhdon punën për rinonvimin e Lionel Messi. Argjentinasi kërkon siguri nga klubi katalunjas për ndërtimin e një skuadre kompetitive në La Liga dhe Europë, por e sigurt është që “Pleshti” nuk është më I bundur se largimi do të ishte zgjedhja e duhur. Sipas mediave spanjolle, Barcelona i ka ofruar argjentinasit një kontratë të përjetshme.

D0f3537b61445f1f3aa885abf6fa0becf40813f9 E1617503068504

Një tjetër lëvizje e presidentit Laporta për t’I treguar futbollistit të gjithë “dashurinë” e klubit. Sigurisht që nuk ka një përgjigje, por duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, Messi është i tunduar nga kjo ide. Gjithsesi, vendimin e tij përfundimtar ai do ta japë vetëm në fund të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com