Barcelona interesohet për transferimin e Aubameyangit

09 Nëntor 2019

Luis Suarez mund të largohet së shpejti nga Barcelona për ta vazhduar karrierën jashtë Evropës.

Sulmuesi uruguaian pritet që karrierën ta vazhdoj në kampionatin amerikan MLS.

Se sulmuesi i katalunasve dëshiron transferimin në MLS e ka konfirmuar edhe bashkëkombësi i tij Nico Lodeiro.

Por duket se Barcelona është e informuar se Suarez mund të largohet dhe tani ka nisur të mendojë për pasuesin e tij.

Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kampioni në fuqi i Spanjës është duke përcjellë situatën e sulmuesit gabonez Pierre Emerick Aubameyang.

Daily Mirror ka raportuar se drejtues të gjigantit kataluans kanë qenë në Angli për ta parë nga afër sulmuesin afrikan.

Barcelona mund ta transferojë Aubameyangin për një shumë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan