Barcelona ka gjetur marrëveshjen me një super yll që në vjeshtë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 16:38

Antoine Griezmann dëshiron që në merkaton e verës të bashkohet me Barcelonën, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme të Atletico Madrid për ta mbajtur në skuadër. Griezmann edhe një herë tjetër është në qendër të klubeve më të mëdha Evropiane, edhe pse raportet e fundit në Francë tani sugjerojnë se lojtari ka arritur një marrëveshje me katalanasit. Barcelona ka qenë e lidhur me sulmuesin për disa muaj, megjithatë interesi u duk sikur u ftuha pas transferimit të Philippe Coutinho nga Liverpool-i. Gjithsesi “Le 10 Sport” shkruan se Griezmann ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën që nga vjeshta dhe po përgatitet të transferohet në “Camp Nou” këtë verë.

Raporti shton se 26-vjeçari ka hedhur poshtë të gjitha ofertat e  Atletico Madrid për të rinovuar kontratën. Manchester United ishte shumë i interesuar verën e kaluar dhe, pavarësisht se Griezmann e pranonte se ishte kënaqur nga interesi i “Djajve të Kuq”, ai e hodhi poshtë ofertën e Jose Mourinho për të qëndruar në Madrid. Barcelona besohet se ka lënë të lirë nr.7 për ardhjen e Griezmann, i cili do të formonte një sulm të frikshëm me Lionel Messin, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele. Griezmann ka gjetur formën e tij më të mirë në La Liga, pasi sezoni arrin kulmin e tij duke shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e fundit. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike