Barcelona ka nevojë për ndryshim cikli – duhet të ndërrohen shumë fytyra brenda

01 Korrik 2020

Tani është bërë e pamundur ta mohosh që Barcelona ka nevojë për një ndryshim të madh në skuadër.

Sezoni 2019/20 ka të ngjarë të përfundojë pa ndonjë trofe në Camp Nou dhe kjo mund të bëjë që klubi të fillojë një revolucion të plotë në skuadër.

Gjëja më e keqe në lidhje me këtë situatë është se klubi është dashur ta parashihte se kjo situatë po vijë.

Barcelona nuk ngjanë në Barcelonën, pasi nuk kanë asgjë – as gola, as rrjedhë të lojës dhe nuk e luajnë stilin e tyre të zakonshëm që i lejon ata të jenë mbi kundërshtarët, shkruan Marca.

Individualisht, Lionel Messi, Jordi Alba, Gerard Pique dhe Luis Suarez vazhdojnë të jenë lojtarë të shkëlqyeshëm, por problemet vijnë kur të gjithë janë bashkë në fushë.

Ansu Fati dhe Riqui Puig janë mbresëlënës, por ata ende nuk janë futur plotësisht si të rregullt në skuadrën e parë.

As Antoine Griezmann, blerja më e madh e klubit në verën e kaluar, nuk ka arritur të jap më të mirën dhe Quique Setien ka humbur besimin tek francezi.

Barcelona ka nevojë për fytyra të reja, dhe atë më shumë se një ose dy.

Ata duhet të ndryshojnë gjysmën e skuadrës së tyre për të freskuar gjërat. Një ndryshim i madh, për të mos thënë radikal është i nevojshëm, pasi asgjë nuk po funksionon në Campin Nou. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com