Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit

12 Korrik 2020

Klubi katalunas, Barcelona ka konfirmuar gjatë ditës se sulmuesi Antoine Griezmann ka dëmtuar muskulin e kuadricepsit në këmbën e djathtë.

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Valladolidit në ndeshjen e së shtunës mbrëma, por ka humbur yllin francez Griezmann.

Griezmann është dëmtuar në këtë takim dhe është detyruar të zëvendësohet mes pjesëve me uruguaianin Luis Suarez.

Lexo po ashtu: Shtohen problemet e Barcelonës, Setien konfirmon lëndimin e Griezmannit

“Testet kĂ«tĂ« mĂ«ngjes kanĂ« treguar qĂ« Antoine Griezmann ka njĂ« dĂ«mtim tĂ« muskujve tĂ« kuadricepsit nĂ« kĂ«mbĂ«n e djathtĂ«â€.

“Ai nuk Ă«shtĂ« i disponueshĂ«m pĂ«r pĂ«rzgjedhje dhe evolucioni i dĂ«mtimit do tĂ« kushtĂ«zojĂ« disponueshmĂ«rinĂ« e tij”, thuhet njĂ« njoftimin e BarcelonĂ«s.

Griezmann thuhet se mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, përveç dy ndeshjeve të fundit të sezonit në La Liga. /Telegrafi/

❗[LATEST NEWS] Tests this morning have shown that Antoine Griezmann has a quadriceps muscle injury in his right leg. He is not available for selection and the evolution of the injury will condition his availability.https://t.co/G7caKZS9Io pic.twitter.com/7jxrypVRsj

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com