Barcelona kundër Levantes kishte futur në lojë futbollist të dënuar, por i shpëton eliminimit?

17 Janar 2019

Federata e Futbollit e kanë pranuar për Marca se Barcelona ka futur në lojë një formacionin startues kundër Levantes në Copa del Rey, Chumin, i cili ka qenë i pezulluar shkaku i kartonëve me ekipin B.

Mbrojtësi 19-vjeçar është dashur të pushojë për ekipin B, përpara se të jetë në dispozicion që të luajë me ekipin e parë.

Barcelona , ndërkohë, kanë argumentuar kundër kësaj dhe deklaroi se sipas nenit 28, lojtari ka mundur të luajë ndeshjen, pavarësisht se është sanksionuar me ekipin B.

Edhe El Mundo raportoi për të njëjtën gjë të enjten.

Barcelona gjithashtu ua ka bërë të qartë se periudha për të denoncuar këtë, e cila është deri në 48 orë pas ndeshjes, ka kaluar.

Barcelona beson se Chumi , i cili mori kartonin e pestë të verdhë kundër Castellon, duhej ta mbante pezullimin në kampionat për ekipin B , që ai bëri kundër Alcoyano fundjavën që sapo e lamë pas.

Lexo po ashtu: Bartomeu: Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm

Vetëm në rast se do të ishte karton i kuq dhe konkurrenca do ta kishte konsideruar si shkelje të rëndë, duke sjellë ndalim me katër lojë, Chumi nuk do të kishte qenë në gjendje të përballej me Levanten, argumentojnë te Barcelona.

Sipas rregullave të konkurrencës, megjithatë Chumi do të duhej ta kryente pezullimin e tij.

“Deri [një lojtar] ta përfundojë pezullimin e tij me ekipin, ai nuk mund të luajnë për ndonjë ekip tjetër”, thotë neni 56.3 i kodit disiplinor.

“Lojtari i suspenduar nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë prej ekipeve ose klubeve në kategorinë në të cilën ka kryer shkeljen e përmendur, derisa ta ketë shlyer numri e ndeshjeve për pezullimi meritor”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan