Barcelona mendon transferimin e Richarlisonit

10 Dhjetor 2018

Barcelona po lidhet me një transferim të yllit brazilian të Evertonit, Richarlison.

Richarlison u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Watfordi te Evertoni për plot 50 milionë euro.

Kjo shifër e paguar nga Evertoni u kritikua shumë nga futbolldashësit pasi mendonin se janë shumë për një lojtar si Richarlison.

Lexo po ashtu: Historia e djaloshit që e dërgoi Watfordin në pozitën e katërt – Nuk kishte para as për këpucë, trajneri Silva e bëri ta refuzojë Ajaxin (Foto)

Megjithatë, sulmuesi brazilian ka filluar menjëherë shkëlqimin me fanellën e kaltër duke shënuar shtatë gola në 13 ndeshje të Ligës Premier.

Richarlison ka filluar të luajë edhe me Kombëtaren e Brazilit (Foto: Pete Norton/Getty Images/Guliver)

Ylli brazilian mund të luaj si sulmues krahu, por edhe si qendërsulmues dhe kjo i ka bërë kureshtar skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Barcelona është duke shikuar mundësinë e transferimit të Richarlison në Camp Nou.

Lexo po ashtu: Kane shihet si zëvendësues i Suarezit, Barcelona bënë gati 223 milionë euro për të

Sulmuesi 21-vjeçar shihet si pasardhës afatgjatë i Luis Suarezit, i cili është afër të mbush 33 vjet, ndërsa si pasues i uruguaianit po flitet edhe Harry Kane.

Evertoni mendohet se do të rezistojë për shitjen e Richarlisonin, por mediumi britanik thotë se një gjë e tillë do të jetë e vështirë kur është në pyetje Barça. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan